UBT

Mustafa viziton familjen e cila u bë me shtëpi falë donatorit Muharrem Isufi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit i shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale si dhe më atë të DKRS-së kanë vizituar familjen nëntë anëtarësh të Avdil Ramadanit të cilës këtyre ditëve i është ndërtuar shtëpia, në të cilën ajo tash e tutje do të jetoj.

Donator i ndërtimit të shtëpisë është Muharrem Isufi nga fshati Stanishor, ndërsa Komuna ka ndarë tokën për ndërtim e cila do të jetë në pronësi të Komunës së Gjilanit.

Me këtë rast kryetari Qemajl Mustafa vetëm i ka uruar ata duke u thënë se Komuna e Gjilanit angazhohet vazhdimisht për qytetarët e saj sipas mundësive që ka. Ai ka thënë se kështu do të vazhdohet edhe më tutje së bashku me donatorët, të cilët Komunës sonë i kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Është punë shumë e vlefshme dhe me interes për neve strehimi dhe zgjidhja e problemit të banimit për familjet që kanë gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale.

Një pjesë e madhe e qytetarëve tanë, kanë mundësinë për të investuar, ndaj edhe bashkërisht duhet të jemi përherë që një numër i familjeve të kësaj kategorie të gjejnë strehë për të jetuar dhe rritur fëmijët e tyre. Mirëqenia sociale është një kusht për të pasur një familje të shëndosh, ndaj investimi duhet të bëhet sa më parë të jetë e mundur në mënyrë që fëmijët pastaj të bëhen kuadro të vyeshme të Komunës dhe të vendit, e që do të sjellin kontribut për shoqërinë.

Mobi Casa

Ndërsa kryefamiljari ka falënderuar Muharrem Isufin si donatorë dhe Komunën e Gjilanit me në krye kryetarin Mustafa, duke e falënderuar atë dhe zyrtar të tjerë për përkushtimin e vazhdueshëm për zgjidhjen e problemit të banimit për familjen e tij.

Ndryshe shtëpia është me një sipërfaqe mbi 75 metra katrorë.

Kryetari më pas ka inspektuar punimet edhe në ndërtimin e shtëpisë tjetër për një rast social nga donatori Sevdail Haliti i cili jeton dhe punon në Zvicër./rajonipress/