Mustafa vëzhguesve: Mbroni votën e PDK-së dhe ejani të festojmë më 3 nëntor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa, sot ka takuar vëzhguesit e PDK-së të caktuar për zgjedhjet lokale të tre nëntorit 2013, me ç’rast ka kërkuar mbrojtjen e votës së PDK-së në ditën e zgjedhjeve, mbrojtjen e votave që janë siguruar në këtë fushatë elektorale dhe përcaktimit qytetarë prej shumë vitesh.

Me këtë rast kryetari Mustafa ka thënë se aktiviteti i juve si vëzhgues është që ta mbroni votën e PDK-së të cilën e kemi siguruar në fushatë , por edhe shumë kohë më përpara të siguruara prej mbështetëse të devotshëm të PDK-së.

Ai ka thënë se puna e juaj si vëzhgues nuk bëhet për para, sepse ju jeni mbështetës të devotshëm të Partisë Demokratike të Kosovës dhe e dimë mirë se ç`do votë e PDK-së do të mbrohet me dinjitet nga ana juaj.

Uji Dea

Mustafa ka thënë se me fitoren e PDK-së fitojnë të gjithë qytetarët, fitoni edhe ju, fiton Gjilani. “Komuna e Gjilanit është zemra e regjionit, ndaj duhet të fitojmë sepse jemi urë lidhëse e të gjitha Komunave të Anamoravës. Jemi të interesuar që vetëm votat tona t’i ruajmë. Mbroni votën e PDK-së dhe ejani të festojmë bashkë më tre nëntor”.

Ndërsa, Shefi i Shtabit Zgjedhor, Izmi Zeka, ka thënë se vëzhguesit e pranishëm janë anëtarët më të devotshëm të PDK-së, por edhe anëtarë të tjerë që ka PDK në Gjilan. Edhe Zeka ka kërkuar mbrojtjen vetëm të PDK-së, sepse ne jemi mësuar me zotëri Mustafën që të shënojmë vetëm fitore. “Bota demokratike sot ka sytë kah Kosova, dhe testi i Kosovës për integrime në Bashkimin Evropian janë edhe këto zgjedhje të nëntorit. Është test që i hap ose jo rrugën e sigurt drejt integrimeve Evropiane” ka thënë Zeka.

Ndërsa Sami Hoxha, koordinator për komisioner dhe vëzhgues ka thënë se trimi i mirë është me shokë shumë siç jeni ju të nderuar vëzhgues dhe mijëra të tjerë gjithandej thuhet në njoftimin e degës së PDK-së./rajonipress/