Mobi Casa

Mustafa: Vetëm diletantët ose të manipuluarit mund ta quajnë Kuvendin e konstituar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar pas vendimit të Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, i cili e konsideroi të përfunduar seancën konstituive edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Mustafa në një prononcim për GazetaBlic, tha se një veprim i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Ai thekson se vetëm një diletant ose një i manipuluar që vepron kundër rendit Kushtetues pritet të konstato se e konsideron të konstituar Kuvendin.

FIDANISHTJA

Nëse lexohet, Kushtetuta thotë se Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit dhe tre nënkryetarëve nga tre partitë e para të dala në zgjedhje, të një nënkryetari nga komuniteti joshumicë serb dhe një nënkryetari nga komunitetet tjera joshumicë joserbe. Pa u përmbushur këto zgjedhje, vetëm një diletant ose një i manipuluar, i cili vepron kundër rendit kushtetues, pritet të konstatoj se e konsideron të konstituar Kuvendin”, u shpreh ai.

Ai shtoi se Kosova nuk duhet të lejojë, siç e quajti, politikën e logjikën “me kushtetutë e pa kushtetutë”, pasi që e dimë se ku mund të na dërgoj kjo sjellje.

“Kosova nuk guxon ti nënshtrohet politikës dhe logjikës “me kushtetutë e pa kushtetutë” sepse ne e kemi përjetuar këtë dhe e dimë se ku mund të çojë kjo sjellje!”, përfundoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.