UBT

Mustafa: Vendimi i Kushtetueses konfirmon se veprimet e qeverisë kanë pasur bazë kushtetuese

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se aktvendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese rreth kushtetutshmërisë së vendimit për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, konfirmon edhe një herë se veprimet e qeverisë kanë pasur bazë kushtetuese.

“Ky aktgjykim ka konstatuar se veprimet e qeverisë nuk kanë qenë në dëm të integritetit territorial të Kosovës dhe se asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri Mustafa më tej ka thënë se shpreson se ky aktgjykim do të ndikojë edhe tek spektri politik opozitar në mënyrë që ata të ndalojnë së protestuari dhe së bllokuari Kuvendin.

Uji Dea

Ndërkaq, edhe sipas zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi me këtë vendim janë hequr të gjitha dilemat që kanë ekzistuar deri më tani.

Thaçi gjithashtu ka thënë se pas këtij aktgjykimi, spektri politik duhet ti merr përgjegjësitë që i takojnë në fuqizimin e këtij procesi.

“Ky aktgjykim ka dëshmuar edhe një herë nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, legjislative ose të nivelit të tretë”, ka shtuar më tej Thaçi. /Telegrafi/