Mustafa: Vendet fqinje t’i luftojnë grupet kriminale

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i luftojë grupet kriminale që po mundësojnë migrimin e paligjshëm, por në të njëjtën kohë pret që këtë ta bëjnë edhe vendet fqinje.

Mustafa shtoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për ta bërë Kosovën vend të dashur për të jetuar dhe punuar, andaj siç tha ai po bëjnë çmos për të mundësuar qytetarëve punë sezonale në vende tjera dhe për të krijuar kushte për investitorë të jashtëm, në mënyrë që rinia të punësohet në Kosovë.

Uji Dea

“Ne jemi të vetëdijshëm që kjo nuk mund të bëhet shpejt. Liberalizimi i vizave do të ndihmonte Kosovën që njerëzit mos të shkojnë si në ikje por do të shkonin dhe do të ktheheshin”, ka thënë ai. /Telegrafi/