UBT

Mustafa: Veç fitore, asgjë më pak!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Takime në terren dhe takime koordinuese me kandidatët tanë të Rinisë Demokratike të degës së PDK të Gjilanit. Është kënaqësi dhe plotësisht motivuese kur i sheh në punë dhe kur i dëgjon sa kreativë, të sinqertë dhe të përkushtuar janë. Janë shokë të vërtetë, janë bashkëpunues, janë solidarë dhe kanë plotë dashni e besim te njëri tjetri. Thjeshtë, është rini për lakmi ka shkruar Qemajl Mustafa.

E bëjnë punën nëpër secilën lagje të qytetit e në secilin fshat të komunës me një të vetmin qëllim – që t`i sjellin PDK-së sa më shumë votë, sa më shumë kapital politik sepse janë të bindur që punët e mëdha për Gjilanin e për Kosovën nuk bëhen pa udhëheqjen e partisë së tyre.

Hidromorava

Duam veç fitore – thonë të rinjtë tanë – s’duam dhe nuk pranojmë asgjë më pak!
Vazhdojmë të bashkuar kah #Rimëkëmbja e komunës dhe e shtetit tonë!