UBT

Mustafa: Ushtria e Kosovës do të jetë një forcë model

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Në Kazermën “Adem Jashario” në Prishtinë kanë nisur manifestimet treditore “Epopeja e UÇK-së”. Pas rivistës që kryeministri Isa Mustafa e komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Kadri Kastrani i bënë para njësiteve të FSK-së dhe pas vendosjes së kurorave të luleve para lapidarit të Adem Jasharit, të pranishmëve u është drejtuar kreu i ekzekutivit.Kryeministri Isa Musta, në fjalën e tij në Epopenë e UÇK-së ka thënë se Republika e Kosovës sot shënon një datë të veçantë të historisë së saj më të re, 5 marsin, ditën e rënies së Heroit të Kosovës, Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Në Kazermën “Adem Jashario” në Prishtinë kanë nisur manifestimet treditore “Epopeja e UÇK-së”. Pas rivistës që kryeministri Isa Mustafa e komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Kadri Kastrani i bënë para njësiteve të FSK-së dhe pas vendosjes së kurorave të luleve para lapidarit të Adem Jasharit, të pranishmëve u është drejtuar kreu i ekzekutivit. “Po ashtu, ne sot përulemi me nderim para kujtimit të të gjithë bashkëfamiljarëve të tij, të cilët u flijuan për lirinë e atdheut. Por, flaka që u ndez në vatrën e Jasharëve u shndërrua në një flakadan lirie duke u shtri në gjithë Kosovën dhe u rrit e u bë betim për jetën në liri. I dha hov UÇK-së, e cila bashkoi shqiptaret kudo që ishin. Në Kosovë dhe diasporë. Në të gjitha kontinentet shqiptaret ishin ushtarë të Kosovës. Kush më shumë e kush më pak por secili prej tyre ishte bërë pjesë e kësaj lufte dhe secili që merrte frymë me këtë bindje e ndihmoi lirinë e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se Ditët e Epopesë së UÇK-së nuk reshtën deri më 12 qershor 1999 kur Kosova u çlirua përfundimisht dhe së bashku me përkrahjen e botës demokratike nisi një fazë të re, atë të shtetndërtimit të paqes dhe zhvillimit .

“Nderimi për të rënët është nderim ndaj shtetit tonë, ngase duke e nderuar këtë ditë, institucionet më të larta të shtetit të Kosovës, njësitet e Forcës së Sigurisë, ushtrisë së ardhshme të Kosovës, e nderojnë themelin e patundur të pavarësisë. Në këtë ditë, krahas heroizmit të familjes Jashari që ndezi flakadanin e lirisë, me zemër dhe mendje i kujtojmë edhe shumë data që shënuan mosnënshtrimin ndaj pushtuesit; demonstratat e vitit 1968, të vitit 1981, grevat e minatorëve të Trepçës, shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut, filozofinë politike të doktor Ibrahim Rugovës, heroizmin e shumë bijave e bijve për lirinë dhe pavarësinë; kujtojmë dhembjen e familjet që kurrë nuk iu kthyen më të dashurit e tyre”, ka thënë Mustafa.

Edhe sot shprehim mirënjohjen më të thellë për përkrahjen e vendeve demokratike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s që në ditët më të vështira na dolën krah dhe së bashku me ta vulosëm lirinë tonë, ka thënë më tej kryeministri.

HW

“17-vjetori i rënies së Adem Jasharit dhe bashkëfamiljarëve të tij e gjen Kosovën me shumë arritje; Republika e Kosovës, e njohur nga 108 shtete, anekënd globit, ka vënë marrëdhënie të ngushta me shumë vende të botës, duke e forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe duke shënuar rezultate të prekshme në çdo fushë të jetës”.

Transformimi i UÇK-së në TMK dhe i kësaj të fundit në FSK është vetëm një nga rrëfimet e shumta të suksesit të Kosovës së lirë, sovrane e demokratike.

“Kuptohet, procesi i avancimit të FSK-së do të vazhdojë më tej me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat do të jenë forca moderne ushtarake, të pajisura me të gjitha cilësitë e nevojshme të një ushtrie të aftë për të siguruar stabilitet e paqe dhe për të marrë pjesë në misione humanitare e paqësore me synim që të ketë vendin e vet në NATO.

Shkurt, ushtria e ardhshme e Kosovës do të jetë një forcë model, një institucion pasqyrë e Kosovës reale, me gjithë koloritin e saj etnik e gjuhësor. Kjo ushtri do të krijohet sipas standardeve ushtarake e profesionale të NATO-s dhe do të jetë faktor shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e të gjithë rajonit. Kosova dhe të gjitha institucionet e saj i bashkëngjiten luftës së botës demokratike kundër terrorizmit dhe çfarëdo lloji të ekstremizmit”, ka thënë Mustafa./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.