Hidromorava

Mustafa uron festën e Fitër Bajramit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u ka uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Bashkësisë Islame, festën e Fitër Bajramit.

Bë urumin e Mustafës thuhet se përmbyllja me devotshmëri e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët myslimanë treguan përkushtim dhe adhurim ndaj Zotit, privuan veten nga ushqimi dhe pirja, në emër të solidaritetit dhe fisnikërimit të shpirtit njerëzor.

“Uroj që të gjithë ata që agjëruan, Zoti të ua pranoj agjërimin dhe lutjet e tyre.

Devotshmëria dhe përulja ndaj Zotit duhet të reflektohet edhe në marrëdhëniet më të mira ndërnjerëzore, të mbizotërojë paqja, dashuria dhe mëshira si vlerat më të larta humane.

FIDANISHTJA

Ky muaj nuk ishte i zakonshëm për besimtarët myslimanë, ngase ata nuk takuan njëri tjetrin dhe lutjet i bënë nga shtëpitë e tyre.

Kosova ka qenë gjithmonë shembull i tolerancës etnike dhe fetare, ndërsa ky mozaik është pasuri e çmuar e popullit tonë. Populli i Kosovës përmes festave çdoherë e më shumë po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes.

Paçi dashuri, mirëkuptim, tolerancë dhe mirëqenie në familjes tuaja.

Urime festa e Fitër Bajramit!”, thuhet në urimin e Mustafës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.