Uji Dea

Mustafa: Unë, kryekuvendar!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është optimist se shumë shpejt do të ulet në “kolltukun” e kreut të Kuvendit të Kosovës me votat e shumicës së deputetëve.

Ai nuk po beson se kandidati i PDK-së do të arrijë të marrë votat e nevojshme, ditën e premte, në seancën konstituive të Parlamentit për zgjedhjen e kryekuvendarit.

Uji Dea

Mustafa në një intervistë, dhënë gazetës “Zëri”, tha se i ka të sigurta 63 votat e deputetëve shqiptarë, të LDK-së, të LVV-së, të AAK-së dhe të Nismës, por edhe të 9 deputetëve të Listës Serbe, sikurse që ka marrë sinjal edhe nga deputetët e tjerë minoritarë./zeri/