Fundamenti

Mustafa u takua me Federica Mogherinin, flasin edhe për vizat

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u prit në takim nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë, Federica Mogherini.

“Biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm, por edhe për çështjet të cilat i presin edhe Kosovën edhe për bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Shpreha përkushtimin e Kosovës për perspektivën evropiane dhe se ne, pa marrë parasysh se kemi hyrë në procesin e zgjedhjeve, do të ndjekim rrugën që na qon në perspektivë evropiane. Mbesim të përkushtuar për bashkëpunimin regjional dhe për avancimin e raporteve tona me vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

ARKATANA

Ndër temat e diskutuara janë ishin edhe ato të demarkacionit, asociacionit dhe për dialogu me Serbinë.

“Me këtë rast unë ndava qëndrimin që e përfaqësoj tani në krye të LDK-së, se ne do të mbesim të përkushtuar në këto procese dhe se kandidati ynë për kryeministër, po ashtu, mbetet i përkushtuar që këto procese t’i qoj përpara me Bashkimin Evropian. Vlerësojmë se nuk kemi rrugë tjetër, duhet që qytetarëve t’iu sigurojmë liberalizimin e vizave edhe po ashtu duhet t’i implementojmë marrëveshjet që i kemi arritur”, ka shtuar Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.