Uji Dea

Mustafa u premton mbështetje bastioneve të PDK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Isa Mustafa ka vizituar të premten Drenasin e Skenderajn, komuna që janë bastione të Partisë Demokratike, rivalit më të madh të subjektit politik që ai përfaqëson, Lidhjes Demokratike, shkruan sot Koha Ditore.

Pritjen e mirë që ia kanë organizuar, ua ka shpërblyer me premtime për ofrim mbështetjeje.

Mustafa, bashkë me ministrin Lutfi Zharku e anëtarë të tjerë të Qeverisë, ka qenë edhe në Mitrovicë, e cila qeveriset nga Aleanca Kosova e Re. Edhe atje i është organizuar pritje e njëjtë. I është shtruar edhe qilimi i kuq. Madje është komplimentuar edhe për dukjen.

Në Drenas ishte larë rruga që shpinte në ndërtesën e komunës. E titullarët institucionalë kishin dalë në oborr për t’i organizuar pritje shefit të Ekzekutivit.

Uji Dea

Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, ia ka përmendur një përparësi Mustafës, e cila bën që përfaqësuesit komunalë të kenë komunikim më të lehtë me të – njohjen e punës së pushtetit lokal. E ka thënë këtë, nga fakti se Mustafa ka qenë në dy mandate kryetar i Komunës së Prishtinës.

Në zgjedhjet e fundit ai ka humbur garën, në përballjen me Shpend Ahmetin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Demaku ka thënë të ketë marrë mbështetjen e kryeministrit dhe të Qeverisë për përkrahjen e komunës, veçmas në projektet kapitale që janë të rëndësishme edhe për komunat përreth. Theksin e ka vënë te Parku Industrial, të cilin komuna do që ta zgjerojë.

http://koha.net/?id=27&l=70787

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.