ARKATANA

Mustafa u drejtohet qytetarëve: Të angazhohemi për shtetin dhe lirinë tonë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa i është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një mesazh me rastin e Vitit të Ri 2016.

Mesazhi i plotë i kryeministrit:

Të dashur qytetarë të Kosovës!

Në këtë festë tradicionale, në natën e ndërrimit të viteve, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’i dëshiroj urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ju uroj gëzuar Vitin e Ri të gjithë fëmijëve të Kosovës, të cilët i gëzohen aq shumë festave, e posaçërisht Vitit të Ri dhe atmosferës ngazëllyese dhe unike që krijohet me këtë rast.

I uroj gëzuar të rinjve të Kosovës, të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese të shoqërisë, dhe që, përkundër vështirëve, nuk e humbën për asnjë moment optimizmin dhe vullnetin e tyre të mirë për Kosovën.

Uroj prindërit, motrat, vëllezërit tanë anekënd Kosovës, dhe të gjithë bashkatdhetarët tanë në diasporë.

Gëzuar Vitin e Ri i urojmë edhe miqve tanë ndërkombëtarë, të cilët po e ndihmojnë Kosovën për të ecur përpara.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Republika e Kosovës po e përmbyll edhe një vit me suksese, pavarësisht nga vështirësitë e saj.
Nënshkruam Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, hap i madh i Kosovës në proceset integruese për zhvillimin e vendit.

Bëmë reforma të mëdha, të cilat shtruan rrugën për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe punësim, në vitet në vijim.

FIDANISHTJA

Siguruam pensionet për veteranët e UÇK-së, rritëm ndjeshëm asistencën sociale dhe pensionet për prindërit tanë kontributdhënës, të cilët na sollën këtu ku jemi, me sakrifica të paimagjinueshme.
Në vendin tonë vazhdon të dominojë optimizmi, vullneti, dashuria dhe solidariteti për njëri-tjetrin.

Të dashur qytetarë,

Gjatë këtij viti u ballafaquam me sfida dhe situata të paparashikuara. Ishim dëshmitarë të tensioneve të
rënda politike.

Besoj shumë se është koha e duhur që të gjithë t’i kthemi traditës tonë mbresëlënëse politike të unitetit dhe konsensusit politik, në periudha të rëndësishme për vendin. Gjërat që na bashkojnë janë shumë më shumë sesa ato që na ndajnë.

Jemi në prag të liberalizimit të vizave, të avancimit të proceseve tjera integruese euroatlantike, të transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës. Vendet mike, në krye me SHBA-të, po bëjnë përpjekje maksimale që ta bëjnë Kosovën anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Motra dhe vëllezër,

Jam besimplotë se Viti i Ri 2016, do të jetë vit i punës, shpresës dhe besimit. Vit i mirëkuptimit tonë!

Është çasti më i duhur që të reflektojmë së bashku dhe që me forcën e vullnetit me të cilën fituam lirinë dhe krijuam shtetin, të angazhohemi që ta bëjmë Republikën e Kosovës anëtare të denjë të familjes së madhe evropiane.

Të dashur bashkëqytetarë të vendit tim, kam kënaqësinë që t’Ju uroj nga zemra Gëzuar Viti i Ri 2016!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.