Uji Dea

Mustafa: Turqia partner strategjik

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Gjilan- Në Komunën e Gjilanit solemnisht ka nisur punën shoqata kulturore “Gilan”, e cila është e përqendruar më tepër në aspektin e edukimit të qytetarëve. Për këtë shoqatë komuna e Gjilanit ka lëshuar për shfrytëzim hapësirën ku do të kryhen aktivitetet e saj.

Nisma e tillë është cilësuar si shumë e rëndësishme nga udhëheqësit komunal, KFOR-i turk, ambasada turke në Kosovë nga komuniteti turk si dhe nga të gjithë të pranishmit në këtë akt solemn.

Vlerësim i përbashkët i të gjithëve ishte se në Gjilan mund të jetohet, komunitetet nuk kanë pengesa në punën e tyre, bashkëpunimi është shumë i mirë, por, i vetmi problem për të gjithë qytetarët është aspekti ekonomik, në të cilin duhet të fokusohemi të gjithë bashkërisht, si nga niveli lokal, nga ai qendror , por edhe nga ai ndërkombëtar.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa tha se ky është nja hap dhe mundësi shumë e madhe për komunitetin për shoqërinë por edhe për të gjithë ne të tjerët e në veçanti për Komunën e Gjilanit. “Është një hap që duhet të përshëndetet, është një mundësi shtesë që po hapet për komunitetin në Gjilan. Kjo nismë nuk do t’i shërbej vetëm komunitetit turk, por është për avancimin e gjithë shoqërisë sonë dhe aty janë të përfshira të gjitha komunitetet. Komuniteti turk jeton përbrenda komunitetit shumicë. Çdo e mirë që vjen në Gjilan tek komuniteti turk është në funksion të komunitetit shumicë. Turqia është partneri ynë strategjik, krahas SHBA-ve, qytetarët tradicionalisht u besojnë këtyre vendeve. Ne kemi një traditë, kulturë, edukim të ngjashëm. Turqia është e pranishme në Kosovë e edhe në Gjilan me prani civile ushtarake, por edhe ekonomike. Në Gjilan kemi shumë investime nga shteti i Turqisë, kemi asistime në arsim shëndetësi dhe në fusha të tjera. Miqësia është ajo që zgjatë, prandaj atë duhet ta materializojmë me bashkëpunim përmbajtjesor dhe komercial, ne duam që Turqia të jetë këtu me aspekt ekonomik edhe më të shtuar në industri, përpunime të ndryshme, investime në bujqësi etj. Jam i lumtur që sot po e formojmë edhe një aktivitet të shoqërisë Civile. Shpresojmë se kjo do të zgjidhë shumë probleme, larg derës së Komunës, siç e bënë “Liria”, “KCIC” etj. Një organizatë funksionale e Shoqërisë Civile që merret me çështje të caktuara, për kryetarin e komunës dhe për Komunën do të thotë një problem më pak, sepse disa probleme zgjidhen larg derës së Komunës. Po të mos jetë shoqëria civile problemet tek ne në Komunë do të jenë shumë të mëdha. Kjo si edhe shumë organizata të tjera e kanë përkrahjen e pa rezervë të Komunës me mundësit që i ka Komuna”, tha kryetari Mustafa, duke shtuar se edukimi që është edhe qëllim i kësaj organizate do të thotë shumë për ne të gjithë bashkërisht.

Ndërsa zëvendësambasadori i Ambasadës turke në Prishtinë, Volkan Bashman ka uruar Shoqatën “Gjilan”, për këto hapësira të reja ku do ta ushtron aktivitetin e saj, ndërkohë që ka thënë se popullit turk dhe shqiptarë, kanë shumë gjëra të përbashkëta, që duhet vlerësuar si një thesar të çmuar për shoqërinë në përgjithësi.

Uji Dea

Ndërsa komandanti i batalionit turk në Kosovë, Aygyl Eker tha se ndjehet shumë i gëzuar që këtu në Kosovë të gjithë jetojnë si vëllezër; shqiptarë, turqit, romët, serbët e të tjerë dhe se problemi me të cilin , sipas tij, ballafaqohen është sektori i ekonomisë ndaj shpresojmë në investimet më të shtuara nga jashtë ngase gjithçka tjetër është në normalitet sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit. Jeni vëllezërit tanë dhe ju respektojmë shumë që të gjithëve duke shtuar se së bashku me ushtarët e tij janë të përqendruar të ndihmojnë këtë popull të mrekullueshëm, që e quajti ai.

Përndryshe, kryetarja e Shoqatës “Gjilan” Filiz Sllamiku tha se kjo shoqatë është themeluar në mars të këtij viti, në fillim jemi ballafaquar me mungesë të hapësirës, por se që nga sot edhe ky problem i madh, është zgjidhur falë një bashkëpunimi shumë të mirë me komunën. Kontributi i kësaj shoqate është që të punojë në të mirë të shoqërisë, ne kishim një aktivitet bashkë me drejtorinë e kulturës më paerë për javën e rinisë ndërsa tani kontributi ynë do të jetë edhe më i madh.

Ajo tha se të rinjtë gjilanas kanë potencial të madh dhe se kjo shoqatë do të ndihmojë që ata ta shpalosin atë potencial pa dallim nacionaliteti por për një të mirë të përbashkët. Në këtë rrafsh ajo ka falënderuar kreun e komunës dhe drejtorin e Drejtorinë për Rini, Kulturë e Sport, për ndihmesë në sigurimin kësaj hapësirë, por edhe ndihmesën në aktivitetet e saja.

Filiz Sllamniku po ashtu ka falënderuar edhe KFOR-in turk që po ndihmon kurset në gjuhën turke për të interesuarit e Gjilanit dhe Livoqit, ndërsa ka vlerësuar lartë edhe interesimin e ambasadës turke për tan ndihmuar këtë shoqatë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.