UBT

Mustafa: Trepça nuk mund të mbrohet nga ata që e shkatërrojnë Prishtinën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë theksoi se sulmi i opozitës ndaj policisë është sulm ndaj shtetit dhe institucioneve. Ai tha se Trepça nuk mund të mbështetet me dhunë dhe nuk mund të mbrohet nga ata që e shkatërrojnë Prishtinën e që e kanë marrë besimin për ta ndërtuar. Ai shprehu keqardhje për të lënduarit, ndërsa tha se e përkrahë Policinë në ruajtjen e pronës publike.

“Protesta kryekëput ka qenë për qëllime politike”, tha Mustafa, duke shtuar se partitë politike të dala në protestë po tentojnë dhunshëm të vijnë në pushtet, raporton Telegrafi.

“Sulmi i opozitës ndaj policisë është sulm ndaj shtetit dhe institucioneve. Trepça nuk mbështet me dhunë. Trepça është e mbrojtur me ligj nga Kuvendi dhe minatorët. Trepça nuk mund të mbrohet nga ata që e shkatërrojnë Prishtinën e që e kanë marrë besimin për ta ndërtuar”, u shpreh Mustafa.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni tha se shkelja e parë ligjore është mos paralajmërimi i protestës nga organizatorët.

FIDANISHTJA

Ai tha se Policia ka dëshmuar profesionalizëm në përballjen me protestuesit.

Sipas tij, protestuesit kanë filluar të përdorin mjete të forta, të cilat kanë mundur të jenë vdekjeprurëse.

Hyseni njoftoi për 92 policë të lënduar, ndërsa në mesin e tyre dy janë të lënduar rëndë.

“Policia e ka parë të papranueshëm ultimatumin e vënë nga protestuesit për perimetrin e sigurimit në protestë”, tha ai, duke MPB e njeh protestën vetëm duke siguruar ligjet në fuqi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.