Hidromorava

Mustafa tregon qëndrimin përfundimtar të LDK-së për marrëveshjen me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një shkrimi ka përkujtuar edhe njëherë qëndrimin e partisë së tij lidhur me dialogun me Serbinë

Mustafa ka thënë se për shkak të siç ai i ka quajtur tendenca qëllimkëqia lidhur me qëndrimin e LDK-së për dialogun sa i përket kufijve, po shkëpus një pjesë të tekstit nga dokumenti, që pasqyron qendrimin e LDK-së.

“LDK-ja vlerëson se Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa e cënuar në asnjë formë shtetësinë e Kosovës, të përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; pra kufijtë, integriteti territorial dhe karakteri unitar i shtetit nuk mund të jenë temë e dialogut”, ka shkruar Mustafa.

KKVITI

Tutje, Mustafa ka shkruar se “Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 23 tetor 2018, dokumenti “ORIENTIMET BAZË TË LDK-së PËR DIALOGUN NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË SERBISË”, i publikuar ne faqen zyrtare të LDK-së).”

Ai ka thënë se çdo deklarim tjetër nuk përfaqëson qëndrim të LDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.