Eko Higjiena

Mustafa tregon nëse Vjosa Osmani do të jetë sërish kandidate e LDK’së për kryeministre

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së i ka dhënë dritën jeshile një koalicioni të mundshëm qeverisës në mes të LDK’së, AAK’së, Nismës, AKR’së dhe minoriteteve. Kryetari i LDK’së Isa Mustafa thotë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje dhe se Vetëvendosje nuk duhet të zvarrisë çështjen e krijimit të qeverisë së re.

“Nuk ka arsye që të zvarritet çështja. Është përgjegjësi e Vetëvendosjes para qytetarëve që të marrë mandatin dhe të provojë të krijojë Qeverinë”, tha Mustafa.

“Ne tani për tani e kemi vetëm pëlqimin e Këshillit të Përgjithshëm që mund të bëjmë koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, me Nismën Socialdemokrate me AKR’në dhe me subjektet të cilat përfaqësojnë popullatën jo shumicë, do të thotë me dy grupet parlamentare”, theksoi ai.

Mustafa tha se nuk e kanë kandidatin e mundshëm për kryeminstër.

FIDANISHTJA

“Përderisa nuk vjen mandati tek ne, ne nuk do ta hapim debatin e kandidatit për kryeministër sepse nuk do ta bëjmë askënd kryeministër nominal përderisa ne nuk na ofrohet mandati. Ne atë procedurë do ta kryejmë shpejt sepse kemi mjaft shumë kuadro në LDK dhe mendoj se ai është procesi më i lehtë që mund ne ta kapërcejmë”, shpjegoi ai për RTV21.

Por a do të jetë Vjosa Osmani sërish kandidate?

“Po ne asnjë vendim nuk e kemi. Zonja Osmani ka qenë kandidate atëherë tani është kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ajo ka dhënë deklaratat e saj lidhur me mocionin e mosbesimit edhe me koalicionet e ardhshme, do të thotë do të mbetet në vullnetin e saj dhe deklarimet e saj por në moment që ne hapim këtë çështje do të diskutojmë të gjitha opsionet e mundshme”, tha Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.