United Hospital

Mustafa: T’i mbështesim njerëzit tanë në Speciale, s’brengosem fare kush ka qejf të bëhet President

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i partisë më të madhe në vend, Isa Mustafa, nuk është fare i interesuar kush po ka qejf të bëhet President i ri i vendit. Derisa Ramush Haradinaj po vetofrohet për Shef të Shtetit, e Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së Presidentit, Mustafa ka fokusin krejt diku tjetër. Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express ka deklaruar se momentalisht është e rëndësishme mbështetja ndaj atyre që po ballafaqohen me procesin e Gjykatës Speciale.

Mustafa thotë se duhet bërë një plaftormë për të prezantuar para opinionit ndërkombëtar luftën e pastër të UÇK’së dhe për të rikujtuar krimet e Serbisë në Kosovë.

“Jam i gatshëm që në këtë kohë të bisedoj me të gjithë, se si të organizohemi e ti mbështesim njerëzit tanë që po ballafaqohen me procesin e Gjykatës Speciale, të kujdesemi për mbrojtjen e tyre, sepse ata tani janë vetëm të dyshuar ndërkaq vetëm procesi gjyqësor mund të vërtetojë fajësinë e tyre, të bëjmë një platformë për të prezantuar para opinionit ndërkombëtar dhe rikujtuar luftën e pastër të UÇK-së dhe krimet e kryera serbe në Kosovë”, ka deklaruar Mustafa.

I pyetur për deklaratat e kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj, i cili tha se nëse nuk bëhet ai President, duhet të shkohet në zgjedhje, Mustafa thotë se nuk është aspak i brengosur se kush ka qejf të bëhet President i vendit.

“Fare nuk jam aktualisht i brengosur se kush ka qejf të bëhet President i Kosovës apo të lozë rolin e Presidentit. Jam i brengosur për situatën e rëndë dhe të trishtë në të cilën ndodhemi dhe për nevojën që të bëhemi bashkë në interes të vendit”, ka thënë Mustafa.

I pari i LDK’së ka deklaruar se ka biseduar në telefon me kryetarin e ri të PDK’së, Enver Hoxhajn.

Ai thotë se me Hoxhajn nuk kanë biseduar për postin e Presidentit.

UBT

“Nuk jam takuar me z. Enver Hoxhaj. Kam biseduar në telefon me te për situatën e krijuar. Nuk kemi biseduar për President dhe as për qeverisje”, ka deklaruar Mustafa.

Të enjten e kaluar, Presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje duke u larguar për në Hagë ku do të përballet me akuzat për krime lufte nga Gjykata Speciale. Atje shkuan edhe Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Ndërkohë, në Kosovë, ushtruese e detyrës së Presidentes është bërë Vjosa Osmani, një përkrahëse e Kurtit, e cila ka favorizuar qëndrimet e Vetëvendosjes prej se është prishur koalicioni LDK-VV.

Në këtë situatë, Ramush Haradinaj, në çdo paraqitje publike, po vetofrohet për pozitën e presidentit dhe po kërcënon se nëse nuk bëhet Shef i Shtetit vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Isa Mustafa, ditë më parë, nuk kishte mohuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja nëse nuk merren vesh për emrin e Presidentit. Madje, kishte thënë se bazuar në fuqinë politike, PDK’së mund t’i takojë Presidenti pasi LDK ka kryeministrin ndërsa Vetëvendosje e ka Kryetarin e Parlamentit.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, nuk dihet nëse do të provokojë mundësinë që ta çojë vendin në zgjedhje ashtu siç kishte kërkuar vazhdimisht prej kohës kur Albin Kurti u shkarkua nga pozita e Kryeministrit.

Osmani mund të mbajë vetëm gjashtë muaj pozitën e Shefes së Shtetit, kohë kjo kur duhet të përfundojnë procedurat e votimit të Presidentit të ri./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.