Mustafa thotë se Trepça nuk mund të lihet në këtë gjendje

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thirrur një takim konsultativ drejtues të institucioneve të Kosovës, menaxhmentin e Trepçës dhe përfaqësues të AKP-së për të diskutuar hapat e mëtejmë për të ardhmen e Trepçës.
Në këtë takim, të parin të këtij lloji, është thënë se do të merret parasysh ecuria e deritashme e kombinatit, çështjet sociale të minatorëve, ato ambientale dhe mbi të gjitha zhvillimi i kombinatit, për t’u hartuar një plan që do të çonte drejt zhvillimit të kombinatit, njofton Klan Kosova.
Mustafa ka deklaruar se Trepça nuk duhet të lihet në këtë gjendje dhe as të mbetet ndërmarrje nën administrimin e AKP-së, sikur deri tani, por duhet të merren hapa, qoftë përmes partneritetit publiko-privat, apo formave tjera, që ajo të zhvillohet.