Fundamenti

Mustafa thotë se ka zgjidhje për të dalë nga situata e tanishme politike

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Në emisionin “New Bugajski Hour”, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, tha se kriza politike në vend do të gjendet edhe pa referendum, ashtu siç kërkon opozita.“Nuk kemi ligj për referendum. Referendumi përdoret për raste jetike. Me referendum mund të vendosë edhe Serbia. Kështu bëhen imperativë vendimet që merren me anë të referendumit”, tha Mustafa.

Për Gjykatën Speciale, Mustafa tha se për Kosovën ky ka qenë vendim i rëndë dhe se është bërë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare, pasi Serbia ka qenë ajo që ka sulmuar dhe jo kosovarët as UÇK-ja.

“Mund të them se ka qenë një vendim i rëndë. Është bërë padrejtësi ndaj luftës tonë çlirimtare. Kosovarët as UCK-ja nuk e kanë filluar luftën, por ka qenë Serbia ajo që na ka sulmuar. Por, e kemi pranuar këtë që të zbardhet drejtësia. Besojmë se Gjykata Speciale nuk është e drejtuar kundër UÇK-së. Ne do ta pranojmë autoritetin e saj”, tha kryeministri.

Uji Dea

Po ashtu Mustafa tha se ka zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar në Kosovë. Sipas tij, së shpejti pritet që komisioni ndërkombëtar të japë vlerësimin për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai ka përsëritur se Mali i Zi është i gatshëm për dialog me Kosovën, nëse kërkohet një gjë e tillë.

“Ne për këtë kemi përkrahje edhe nga kryeministri Gjukanovic. Ata janë të interesuar të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të gjitha problemet t’i zgjidhim nëpërmjet dialogut”, ka thënë ai.