ARKATANA

Mustafa thotë se janë të paarsyeshme vonesat rreth “Trepçës”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të zgjatën punët që do të duhej të bëheshin pas miratimit të Ligjit për Trepçën.

Ai gjithashtu ka thënë se deri tani ka qenë dashur të formohej bordi i korporatës “Trepça” dhe qeveria të sjell strategjinë për këtë ndërmarrje pasi studimi i fizibilitetit ka përfunduar

“Mendoj se kanë mundur që gjërat të shkojnë pak më shpejt, natyrisht se pritet që të propozohet bordi, studimi i fizibilitetit është përfunduar, qeveria duhet që në bazë të studimit të fizibilitetit dhe të dhënave të saj ta sjellë strategjinë për Trepçën, bordi duhet të fillojë punën dhe nuk ka asnjë arsye që këto punë të zgjaten”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

ARKATANA

Ai beson se “Trepça” mund të bëhet një korporatë prosperuese për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Duke marrë parasysh mundësitë që ofron Ligji dhe duke marr parasysh potencialet që ka ‘Trepça’ dhe potencialet njerëzore që ka Kosova, unë mendoj që kjo mund të bëhet një korporatë prosperuese me efekte pozitive në zhvillimi e Kosovës”, ka përfunduar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.