ARKATANA

Mustafa thotë se asnjë kandidat s’është paraqitur në garën për kryetar të LDK-së

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se deri më tash nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare për garën e kreut të partisë, i cili pritet të zgjidhet në Kuvendin Zgjedhor më 14 mars.

Mustafa për T7 nuk pranoi të komentojë kandidaturat e shpallura publikisht, duke thënë se do t’i presin kur të vendosen zyrtarisht.

“Nuk ka asnjë, deri më 14 mars secili ka të drejtë të dalë të sprovojë vetën nëpër degë të bisedojë, dhe të shohë si e ka përkrahjen dhe pastaj në këtë datë të dalin kandidaturat”, tha ai.

KKVITI

Mustafa ka shtuar se data 14 mars nuk do të shtyhet, por do të zgjidhet kryetari i ri.

Publikisht kandidaturën për të parin e kësaj partie e kanë shpallur Anton Quni dhe Melihate Tërmkolli.

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje pas debaklit të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke marrë vetëm 13.08 për qind të votave, i cili është rezultati më i dobët zgjedhor në historinë e kësaj partie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.