UBT

Mustafa thotë se Amerika se lëshon Kosovën, drejton akuza ndaj Vetëvendosjes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, reagoi pas raportimit se është iniciuar një peticion për largimin ambasadorit amerikan, Greg Delawie nga Kosova. Me një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Mustafa tha se edhe ai ka disa raste ku do të vlerësonte se disa deklarata të njerëzve të VV-së, janë krejtësisht të pavend e absurde. Por Mustafa deklaroi se është i “shqetësuar” për peticionistët. Megjithëkëtë, ia shkruan se Amerika nuk e lëshon Kosovën pasi atë e duan qytetarët.

Ja postimi i plotë i tij:

Po i përcjell disa deklarata të njerëzve të përgjegjshëm dhe mospajtimet e tyre me një peticion të pa kuptimtë të iniciuar, sipas disa mediave, nga një terrorist, kundër Ambasadorit të SHBA Delawie.

FIDANISHTJA

Edhe unë do të gjeja njëmijë arsye të them se disa deklarata të njerëzve të VV janë krejtësisht të pavend, janë absurde, janë të pavlerë dhe nuk kanë asnjë peshë. Sepse peshë të errët ka dhuna që VV po ushtron. Por kësaj radhe jam i “shqetësuar” për peticionistët.

Sepse sipas tyre dikush duhet ta “lëshoj Kosovën”. Amerika nuk e lëshon sepse pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës e duan Amerikën. Ata që “frikësohem” se mos po e lëshojnë Kosovën pasi i ka lëshuar mendja, janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi, e mos po lenë burrat e tyre e po shkojnë në Kore të Veriut (sepse as Kuba nuk i pranon) apo disa OJQ-ista nacionalist ,mos po turren kah lindja. Sidoqoftë unë i dua më shumë SHBA-të.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.