ARKATANA

Mustafa thotë se AAK inicoi Rezolutën për caktim të kufijve sipas Kushtetutës së ‘74

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një postim në llogarinë e tij “Facebook” ka shkruar se ishte partia e Ramush Haradinajt ajo që sponzorizoi në Kuvend një Rezolutë me anë të së cilës u caktuan kufijtë në bazë të Kushtetutës së vitit 1974.

Madje Mustafa u sugjeron deputetëve të AAK-së ta lexojnë Kushtetutën e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, e cila siç ka shkruar Mustafa në pjesën e parë, Dispozitat e Përgjithshme, neni 3 thotë si vijon: “Territorin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës e përbëjnë territoret e komunave të tanishme”

Uji Dea

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Me sponzorizim të AAK-së, Kuvendi ka nxjerrë Rezolutë për caktimin e kufijve në bazë të Kushtetutës së vitit 1974.
Shpresoj se deputetët e AAK-së do ta kenë lexuar Kushtetutën e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, e cila në Pjesën e parë, Dispozitat e Përgjithshme, neni 3 thotë si vijon: “Territorin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës e përbëjnë territoret e komunave të tanishme”…. Pra rezulton qartë se ajo që neve kemi trashëguar sipas kësaj Kushtetute si territor të Kosovës ka qenë territori i 22 komunave, sa kishte atëherë Kosova. Në qoftë se mblidhet territori me numra të rrumbullakuar, sipas Vjetarit statistikor 1980, fq.440 rezulton se spërfaqja ishte 10908 km katror, kurse Komuna e Pejës kishte 603 km katror, sa ka edhe sot.
Si Kryeministër i Vendit dhe si Kryetar i LDK-së do të bëjë çdo gjë që të komunikoj me qytetarët e mi dhe të sqaroj çdo të dhënë me të cilën disponoj, jo vetëm si bartës i këtyre pozitave por edhe si profesor dhe akademik, për të mos lënë hapësirë që Kosova të humb asnjë metër katror nga ajo që me Deklaratën e Pavarësisë jemi zotuar për territorin e Republikës së Kosovës. IM

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.