Uji Dea

Mustafa: Thirrja e VV’së për përmbysje nuk u përkrah – qytetarët do të lëvizin pa viza

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Kryeministri Isa Mustafa tha se qytetarët sot tregun se duan shtet ligjor dhe jo dhunën, duke mos u përgjigjur ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje që sipas tij ishte për përmbysje të shtetit.

Mustafa me anë të një postimi në facebook premtoi se qytetarët e Kosovës shumë shpejtë do të lëvizin pa viza, por nuk tregoi nëse kjo do të bëhet tash shpejt përkundër që nuk u votua në Kuvend për demarkacion, apo pasi të ratifikohet kjo marrëveshje.

Ky është shkrimi i Isa Mustafës në facebook:

Fundamenti

Të nderuar qytetarë,

Ju edhe sot dëshmuat dinjitetin tuaj dhe përkushtimin për shtetin. Thirrja dhe kërcënimet Lëvizjes Vetëvendosje për përmbysje të shtetit nuk gjeti përkrahjen tuaj.
U dëshmua qartë se qytetarët u besojnë institucioneve të kryejnë punën e shtetit dhe jo rrugës dhe dhunës.
Dëshiroj, po ashtu të falënderoj Policinë e Kosovës për punën e tyre në nivelin më të lartë për të mbrojtur rendin dhe qetësinë publike dhe institucionet e shtetit. Policia sot parandaloi përdorimin e mjeteve të rrezikshme në rrugë dhe në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Siguria është përgjegjësi e shtetit dhe të qytetarëve. Sot u vërtetua edhe një herë përkushtimi i përbashkët për vendin.
Qeveria do të vazhdojë me agjendën e saj evropiane dhe euroatlantike. Qytetarëve do t’ua mundësojmë të udhëtojnë pa viza. IM

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.