Uji Dea

Mustafa & Thaçi injoruan hapjen e dosjeve

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësues të subjekteve politike në pozitë dhe opozitë, analistë dhe ekspertë të fushës së sundimit të ligjit, konsiderojnë se Kosova po vonohet që ta bëjë temë bisedimesh bartjen e dosjeve të UDB-së nga Beogradi në Prishtinë, ngjashëm me ato të Librave kadastralë dhe të gjendjes civile, për të filluar hapjen e këtyre dosjeve dhe distancimin apo pastrimin e njerëzve të ish- regjimit, qoftë nga politikëbërja aktive, qoftë nga ushtrimi i pozitave të rëndësime në institucionet e shtetit të Kosovës.

Dyshohet se qeveritarë dhe figura publike janë UDB-ashë.

“Do të ishte në interes të vendit dhe të qytetarëve të vendit zbulimi i emrave të atyre që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë dhe agjentë të UDB-së, që kanë punuar në dëm të interesave të vendit dhe bashkëkombësve të tyre, të ndahet “shapi prej sheqeri”, siç e thotë populli, në mënyrë që të bëhet diferencimi në bazë të fakteve e jo paragjykimeve, për t’u liruar njëherë e përgjithmonë nga njerëzit e pushtetit nën maskën e “patriotizmit” që janë shndërruar në “Gjarpërinjtë të gjakut” të shqiptarëve, pikërisht ashtu siç e kishte thënë para disa dekadave Adem Demaçi në librin e tij të parë”, tha analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”, raporton Gazeta Kosova Sot

Përfaqësues të subjekteve politike në pozitë dhe opozitë, analistë dhe ekspertë të fushës së sundimit të ligjit, konsiderojnë se Kosova po vonohet që ta bëjë temë bisedimesh bartjen e dosjeve të UDB-së nga Beogradi në Prishtinë, ngjashëm me ato të Librave kadastralë dhe të gjendjes civile, për të filluar hapjen e këtyre dosjeve dhe distancimin apo pastrimin e njerëzve të ish- regjimit, qoftë nga politikëbërja aktive, qoftë nga ushtrimi i pozitave të rëndësime në institucionet e shtetit të Kosovës.

Deputetë të partive politike dhe ekspertë të fushave të ndryshme konsiderojnë se është një lëshim i madh që në bisedimet, që i filloi Qeveria “Thaçi” me Beogradin në Bruksel, nuk u kërkua që të hapet edhe tema e dosjeve, e kjo harresë po vazhdon edhe tani në mandatin e Qeverisë “Mustafa”. Është një emërues i përbashkët i bindjes se kjo klasë politike në pushtet, edhe po të vazhdojnë bisedimet me dekada të tëra, nuk do ta iniciojë një temë të tillë, ngase njerëz të shumtë në skenën politike dhe në institucione janë mbeturina të regjimit të kaluar, prandaj nuk ka forcë politike që i largon ata nga pozitat e zaptuara. ” Elita politike e Kosovës nuk do t’i kërkojë dosjet e UDB-së, sepse ka mundësi që një numër i njerëzve të kësaj elite nuk e ka biografinë e pastër. Jo rastësisht janë eliminuar pa asnjë gjykim dhe pa asnjë marrje në pyetje njerëz të rëndësishëm të UDB-së, të cilët paskan qenë “thesar”, siç shprehet kapoja e krimit Kadri Veseli. Dosjet e UDB-së mund të jenë një “thesar” i cili do të zbulonte identitetin e vërtetë të shumë politikanëve të Kosovës, do të zbulonte fytyrën e tyre të vërtetë, ndërsa kjo nuk u përgjigjet atyre”, thadeputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja.

Uji Dea

Shmangie e qëllimshme

Deputeti Ismail Kurteshi, nga “Vetëvendosje!”, thekson se në vend të kërkimit dhe hapjes së atyre dosjeve, klasa politike në pushtet po i bishtëron qëllimisht hapjes së një temë të tillë, madje vetëm sa po tregohet bashkëpunuese e përkushtuar me ishato struktura kriminale që vazhdojnë të jenë aktive edhe sot e kësaj dite, madje në shumë nivele të institucioneve. “Edhe pa i hapur dosjet dihet saktë se shumë bashkëpunëtorët të UDB-së ose udbashë të drejtpërdrejtë janë të punësuar në pozita kyçe të institucioneve shtetërore. Për ta kuptuar qasjen e kësaj Qeverie ndaj bashkëpunëtorëve të UDB-së, mjafton fakti tanimë i njohur botërisht se Qeveria këtë vit i ka futur në regjistra të pagave rreth 500 pjesëtarë të “Civilna zashtitës” që kanë punuar hapur dhe vazhdojnë të punojnë edhe tani për Serbinë. Kjo Qeveri anemike nuk është e zonja dhe as e interesuar t’i identifikojë as ishbashkëpunëtorët e UDB-së, as bashkëpunëtorët e saj aktualë, sepse as ndaj atyre që i njeh nuk është në gjendje të ndërmarrë asnjë masë”, theksoi ai. “Nga kjo pozitë inferiore, që këta qeveritarë e kanë sjellë Kosovën, nuk janë në gjendje as të kërkojnë e aq më pak të marrin nga Serbia ndonjë dokument, e lëre më dosjet e bashkëpunëtorëve të UDB-së. Kjo situatë sigurisht se do të ndryshojë, Serbia një ditë do të jetë e detyruar t’i dorëzojnë dosjet, bashkëpunëtorët e UDB-së nuk mund të fshihen pafundësisht. Pas identifikimit organet e drejtësisë do të merren me këta kolaboracionistë që kanë qenë në shërbim të okupatorit serb”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”.

Bisedimet në interes të Serbisë

Po aq kritikë janë edhe analistët dhe njohësit e sundimit të ligjit. Prof. Riza Smaka ka pohuar se pala kosovare në negociata me atë serbe ab initio ishte inferiore, indolente dhe e pa iniciativa, kryesisht për shkak të inkompetencës së vetë Edita Tahirit, ministres për Dialog. “Tani, as qa ka mundur dhe as që pritet të aktualizohet kërkesa e palës kosovare për kthimin imediat të pakusht të dokumenteve origjinale, si të atyre kadastrale, e aq më pak të dosjeve sekrete të konfidentëve antikosovarë që kanë punuar për ish- regjimin! Për të qenë ironia edhe më e madhe, vetë Edita Tahiri, në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, e ka pranuar edhe fusnotimin e Kosovës dhe të njëjtën pa përgjegjshmërisht e lavdëron, sikurse edhe shumë nga epilogët e deritanishëm negativë për vendin tonë, që i lavdëron dhe i prezanton arbitrarisht sipas dëshirës së vet e të cilat më pastaj shumë shpejt po përgënjeshtrohen”, tha prof. Smaka. Prof. Muhamet Kelmendi konsideron se që nga fillimi i këtyre negociatave ato janë zhvilluar kryesisht në interes të Serbisë, prandaj në këtë kontekst deri më tani produkti i vetëm i këtyre bisedimeve që është finalizuar është sanksionimi i pushtetit serb në Veri të Kosovës, sepse me ato marrëveshje u amnistuan kriminelët e rojave të urës në Mitrovicë dhe u pranua pushteti i shtetit serb, derisa asnjëherë për reciprocitet nuk u diskutua as zgjidhja e problemit shqiptar në Kosovën Lindore. E, sa për dosjet e UDB-së, ajo as që pritet të ndodhë, sipas Kelmendit, derisa në strukturat shtetërore po integrohen njerëz të tillë. “Në Kosovë kemi shumë figura politike e publike që kanë vende të rëndë- sishme në shtet dhe që dyshohet se kanë qenë në shërbim të UDB-së, gjë që ato nuk dëshirojnë të bëhen publike. Kemi gjithashtu edhe shumë të tjerë, si në polici, prokurori, gjykata, si dhe në institucione të ndryshme, që kanë qenë në shërbim të UDB-së, e që sot i kanë në dorë këto institucione”, ka thënë ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.