HW

Mustafa: Thaçi gaboi kur e hapi temën e kufijve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se subjekti i tij politik nuk do të përfshihet në dialog para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Në një intervistë për emisionin n’Shesh në televizionin publik, Mustafa ka thënë se kjo qeveri nuk e ka legjitimitetin e duhur për të përmbyllur procesin e dialogut

“Në këtë fazë nuk do të përfshihemi në dialog. Ne mund ë bëhemi pjese e dialogut vetëm pasi vendi të shkoj në zgjedhje dhe të kemi legjitimim qytetar. Kjo qeveri nuk e ka shumicën dhe nuk mund të ratifikoj marrëveshjen eventuale me Serbinë”, ka thënë Mustafa.

Duke folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, ai ka thënë se LDK nuk përkrah marrëveshje që prek territorin e Kosovës.

Eco Higjiena

“Marrëveshja me Serbinë nuk guxon të prek çështjen e kufijve. Mendoj se ka qenë gabim i presidentit por edhe i atyre që kanë folur për temën e kufijve. Korrigjimi i kufirit është një ide serbe që është gatuar shumë moti edhe në Akademinë Serbe të Shkencave”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së e ka vlerësuar konsistencën e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj në këtë pikë duke thënë se pa kundërshtimin e tij zor se do të ishte ndaluar ideja për korrigjimin e kufirit.

“Mendoj se kryeministri ka qenë i qartë dhe konsistent në këtë pikë. Pa këtë kundërshti edhe opozita do ta kishte vështirë të ndalte një këtë çështje”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.