HW

Mustafa telefon kryeministrin slloven, kërkon të rishikohet lista e Interpolit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin slloven, Miro Cerar. Të dy kryeministrat shprehën gatishmërinë që bashkërisht të punojnë në drejtim të evitimit të situatave të tilla, duke kërkuar nga Interpoli që të rishikohet lista e fletarresteve për të cilat tashmë ka vendime shfajësuese nga instancat më të larta të drejtësisë ndërkombëtare.

Kryeministri Mustafa, në mes tjerash, shprehu brengosjen e tij lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe deputetit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri Isa Mustafa e ripërsëriti se nuk ka asnjë arsye që Haradinaj edhe më tutje të përballet me situata të tilla, sidomos kur kemi parasysh se pafajësia e Haradinaj është dëshmuar edhe në gjykatat ndërkombëtare.

Uji Dea

“Të dy kryeministrat shprehën gatishmërinë që bashkërisht të punojnë në drejtim të evitimit të situatave të tilla, duke kërkuar nga Interpoli që të rishikohet lista e fletarresteve për të cilat tashmë ka vendime shfajësuese nga instancat më të larta të drejtësisë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri slloven, Cerar i premtoi kryeministrit Mustafa se procedurat ndaj Haradinaj do të zhvillohen sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me ligjin dhe detyrimet ndaj Interpolit, përderisa kryeministri Mustafa apeloi te homologu Cerar që z. Haradinaj t’i mundësohet kthimi sa më parë në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.