KKVITI

Mustafa: Të punojmë për siguri financiare dhe të qëndrojmë në tokat tona

/ 2 minuta lexim
HW

Gjatë vitit 2014 në komunën e Preshevës janë investuar mbi 300 milion dinarë, ku 136 milion janë transfere të siguruara nga buxheti i republikës së Serbisë (përmes trupit koordinues) e donatorëve ndërkombëtarë si dhe donacionin e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës me vlere prej 100 mijë euro, ka vlerësuar Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës.

Mustafa, gjatë një interviste dhënë portalit informativ Titulli thotë se në vitin 2015 qeverisja lokale do të fokusohet në ndërtimin e infrastrukturës në zonën industriale në Çukarkë që do të krijojë kushte më mira për investime potenciale.

Në pyetjen e gazetarit rreth rolit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në të ardhmen, Mustafa thotë se ky institucion do të merret me avancimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë e sidomos në katër fushat bazë.

Eco Higjiena

Lidhur me pjesëmarrjen në vazhdimin e bisedimeve mes spektrit politik shqiptar dhe qeverisë në Beograd, Mustafa është shprehur i gatshëm së bashku edhe me të tjerët të bisedojë për problemet jetike të shqiptarëve por me garancionin e faktorit ndërkombëtarë që vepron në Serbi.

Mustafa ka uruar qytetarët për vitin e ri dhe ka ftuar që të qëndrojnë në tokat e tyre për t’u angazhuar në punë në mënyrë që të krijojë një siguri ekonomike për familjet e tyre.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa gjatë intervistës ka folur edhe për rolin e partisë opozitare në kuvendin e komunës së Preshevës, funksionimin e koalicioni qeverisës, rezultatin dhe angazhimin e dy deputetëve shqiptarë në parlamentin e Serbisë, për pikëfokusimin e qeverisjes lokale gjatë viteve të ardhshme, si do të zgjidhet problemi i librave shqip për shkollimin fillorë dhe të mesëm, kush mundë të garantojë avancimin e të drejtave shqiptare, për çka nuk do të bëjë kompromis Musfata me askënd tjetër, çka do t’i jap prioritet KKSH, si e sheh rolin e mediave në Luginë e shumë çështje tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.