RCCOLA

Mustafa: Të mos vijmë në situatë që zgjedhjet në Veri të pengohen nga Serbia

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa këtë të hënën në një lidhje për “Tirana Live”, ka komentuar situatën e fundit të ndodhur në veri të Kosovës.

Mustafa në fjalën e tij është shprehur se është për të ardhur keq që situata është në këtë gjendje, ku sipas tij, një gjë e tillë i ka dhënë më shumë pikë Serbisë në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu ai ka theksuar se në lidhje me asociacionin tashmë serbët kanë fituar më shumë avantazhe, ku thekson dhe faktin se ishte vetë Kurti që e kishte pranuar këtë marrëveshje.

Mustafa ka deklaruar se në këtë situatë ku ndodhet veriu duhej patjetër që Kurti të kishte diskutuar dhe të ishte konsultuar me Kuvendin, presidenten dhe me i opozitën që të mos ndihej i vetëm përballë ndërkombëtarëve që po mbajnë më shumë anën e Serbisë.

KKVITI

“Zgjedhjet e reja e zgjidhin situatën nëse serbët do të futen në zgjedhje dhe nëse Serbia nuk do të ndikojë tek ato për ti bojkotuar zgjedhjet. Unë mendoj se duhet që të krijohet një komunikim që të dalin në zgjedhje dhe të mos vijmë në situatën që zgjedhjet atje të pengohen nga Serbia. Kjo është esenca e ushtrimit të sovranitetit në veri të vendit, mund të flasim për ligjshmërinë dhe kushtetutën por pa marrëveshje politike dhe komunikim është e vështirë që të zbatohen ligjet”, ka thënë Mustafa.

Ish-kryeministri ka komentuar edhe faktin se një gjendje e tillë e cënon apo jo dialogun mes dy vendeve ku thekson se tashmë me të gjithë tensionet e ndodhura në veri , Serbia është në avantazh në sy të ndërkombëtarëve.

“Nuk mendoj se është cënuar dialogu me Serbinë, por kjo e fundit është në avantazh krahasuar me Kosovën. Serbia mund të bëjë vërejtje se pse nuk është zbatuar asociacioni por kjo është penguar nga vetë ata, kur unë kam qenë kryeministër kam kërkuar që të vijnë në zyrën time por ata janë penguar nga Serbia. Dhe jam i sigurt që dhe nëse do të kërkohet serish e njëjta gjë serish do të kemi pengesë nga ana e Serbisë pasi ato nuk e duan paqen ka thënë ai”, ka thënë ai.