RCCOLA

Mustafa: Të mos vazhdoj dialogu derisa Serbia të ndal fushatën kundër Kosovës

/ 2 minuta lexim

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha sot se nuk mund të dialogohet me një shtet që vazhdimisht vë në dyshim shtetësinë e Kosovës raporton “Zeri.info”.

Këto komente Mustafa i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

“Patëm një bisedë me kryetarët e degëve për shumë cështje që po na preukupojnë në sferën politike në vend. Ne me vëmendje të madhe e kemi përcjell takimin e fundit mes Kosovës dhe Serbisë midis dy presidentëve Vuqiq dhe Thaçi. Si LDK vazhdojmë të insistojmë se askush nuk mund ta përfaqësoj Kosovën pa mandat nga Kuvendi. Është e domosdoshme që kjo cështje të kaloj në Kuvend dhe të votohet “, theksoi ai.

Mobi Casa

Ai poashtu tha se është absurd fakti i bisedimeve me një shtet që lobon vazhdimisht për mosnjohje ndaj Kosovës.

“Po ashtu është apsurde të ulesh dhe të bisedosh për normalizimin e mardhënieve me një vend që lobon vazhdimisht për tërhëqje të njohjeve ndaj Kosovës dhe me një shtet që vazhdimisht vë në pikëpetje shtetësinë e Kosovës.Do duhej që mos të vazbdoj dialogu derisa kjo cështje të mos ndalet dhe të ndërhyj Bashkimi Evropian”, tha mes tjerash lideri i LDK-së.

Mustafa mes tjerash tha se BE nuk duhet të fajtësohet me rast të mos marrjes së vizave/Zeri