Eko Higjiena

Mustafa: Të hiqet dorë nga dhuna

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kërkuam heqje dorë nga dhuna sepse nuk zgjidhet kriza as me dhunë as me gaz lotsjellës as me koktej molotovi, tha Mustafa. Ai i ka ftuar opozitën që përmes dialogut t`i zgjidhin çështjet

Kryeministri Isa Mustafa tha pas përfundimit të takimit me presidenten se diskutuan për tejkalimin e gjendjes së krijuar, ai tha se si kryeministër dhe drejtues i LDK ka shprehur qëndrimin se duhet të tejkalojnë këtë gjendje përmes Kuvendit.

Mustafa tha se dialogu po zhvillohet për ta shtrirë sovranitetin në gjithë territorin e vendit. Kreu i Qeverisë theksoi se Asociacioni do të krijohet sipas ligjeve dhe kushtetutës.

Uji Dea

“Kërkuam heqje dorë nga dhuna sepse nuk zgjidhet kriza as me dhunë as me gaz lotsjellës as me koktej molotovi”, tha Mustafa.

Ai i ka ftuar opozitën që përmes dialogut ti zgjidhin çështjet./ZËRI