Mobi Casa

Mustafa: Të bashkohemi për një shtet të përparuar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në seancën solemne për shtatë vjetorin e pavarësisë tha se Qeveria që ai drejton nuk është fokusuar në ndërtimin e një shteti të varfër por në ndërtimin e një shteti që heq varfërinë, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Mustafa shtoi se për 7 vjet pavarësi, Kosova ka ndryshuar petkun e saj në të gjitha fushat. Sipas tij, Kosova është pranuar nga 108 vende të botës, është pranuar në disa organizata rajonale e ndërkombëtare dhe se këtë vit do të nënshkruhet marrëveshjen për Stabilizim Asocimi.
Ai prezantoi projektet që do të ndikojnë në zbutjen e papunësisë, si dhe atë për integrime evropiane, duke shtuar se njerëzit nuk kanë arsye të largohen nga Kosova por kanë të qëndrojnë në Kosovë.

Fundamenti

“Të punojmë së bashku, ta bëjmë shtet të përparuar, shtet të rendit dhe ligjit, shtet të përgjegjësisë dhe shtet ku të gjithë qytetarët janë njësoj dhe se këtë ua kemi borxh gjeneratave që vijnë”, ka thënë ai.