FITORJA

Mustafa takon Mogherinin, i thotë se janë përmbushur kriteret për vizat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të SigurisëZëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, Isa Mustafa e njoftoi përfaqësuesen e lartë të BE-së për progresin e gjithanshëm në Kosovë.

“Kryeministri Mustafa theksoi përmbushjen nga ana e Kosovës të rekomandimeve dhe kritereve për liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se BE së shpejti do të marr vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Gjatë takimit, thuhet se është diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

Fundamenti

“Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini tha se shpreson që dialogu i gjithëpërfshirës politik do të ndihmoj në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës në periudhën e ardhshme”.

“Kryeministri Mustafa dhe znj. Mogherini vlerësuan progresin e vitit të kaluar në marrëdhëniet në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, duke pas parasysh që Marrëveshja për Stabilizim Asociiim do të hyj në fuqi nga 1 prilli”.

“Znj. Mogherini theksoi rëndësinë e kësaj marrëdhënie të parë kontraktuale në mes të BE-së dhe Kosovës, dhe ripërsëriti përkushtimin e saj për të punuar me kryeministrin Mustafa dhe autoritetet në Kosovë për të promovuar progresin e mëtutjeshëm në agjendën BE-Kosovë. Ajo konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të ecur përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kushteve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.