RCCOLA

Mustafa takon kreun e Bashkësisë Islame

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kreu i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa njeherit pretendent për mandatin e tret të komunës ka vizituar Bashkësinë Islame në Gjilan ku është takuar me Sylejman Osmanin me të cilin ka biseduar për shumë çështje dhe mbi të gjitha e ka njoftuar atë për planin qeverisës katër vjeçar.

Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Izmi Zeka e deputetja Salije Mustafa kanë qëndruar në selinë e BIK në Gjilan ku janë pritur nga Sylejman Osmani kryetar i BIK.

Eco Higjiena

Mustafa në këtë takim ka thënë se kanë pasur raporte të mirë me Bashkësisë Islame në Gjilan e cila ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e gjithëmbarshëm të Komunës së Gjilanit. “Unë jam përpjekur përherë që t`i respektojë kërkesat e sektorit fetar me të cilët kemi pasur raporte të shkëlqyera dhe shpresoj se kështu do të jetë edhe në të ardhmen” ka thënë Mustafa.

Mustafa në këtë takim e ka njoftuar Sylejman Osmanin me planin e tij qeverisë katër vjeçar. “Në planin tonë qeverisës normalisht që vend meritor zënë edhe Bashkësia Islame dhe komuniteti i saj shumicë në Gjilan. Do të jemi sërish në funksion të këtyre raporteve të mira e të sinqerta”ka shtuar Mustafa./rajonipress/