United Hospital

Mustafa takon drejtorët e shkollave shqipe

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Ragmi Mustafa dhe Komisioni për Arsim pritën në selinë e këtij institucioni drejtorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës. Gjatë këtij takimi të parë u diskutuan sfidat, problemet dhe mundësia e bashkëpunimit në mes shkollave shqipe dhe KKSH.

Nga kjo mbledhje, KKSH dhe drejtorët e shkollave dolën me iniciativë të përbashkët për themelimin e Rrjetit të mësimdhënësve të shkollave shqipe në Luginë të Preshevës. Si mekanizëm shtesë për të përcjellë, reaguar e ofruar zgjidhje në procesin edukativo arsimor për institucionet shkollore me mësim në gjuhën shqipe.

Mobi Casa

Gjithashtu, u diskutua edhe për mungesën e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, ditarët digjital, trajtimi i plan programit, garat e nxënësve, si dhe gjetjen e mundësive për një qasje të përbashkët dhe të sinkronizuar ndaj gjendjes në përgjithësi të arsimit si dhe për temat e veçanta.

Vlen të theksohet u diskutua për prioritet, duke e dakorduar për një agjendë të përbashkët në realizimin e zotimeve dhe konsumimin e të drejtave në fushën e arsimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.