Mustafa: Ta ruajmë vehten dhe njëri tjetrin

Gjilan – Ta ruajmë vehten dhe njëri tjetrin. S’na ruan as komuna as qeveria edhe po deshën! Po m’duket që kryetari seriozisht e ka këtyre ditëve. I ka ra “zhetoni” ma n’fund po m’duket ka shkruar Qemajl Mustafa.
Postimi i plotë i Qemajl Mustafës
Qytetarë të Gjilanit,
Miqtë e mi,
Ta ruajmë vehten dhe njëri tjetrin. S’na ruan as komuna as qeveria edhe po deshën!
Po m’duket që kryetari seriozisht e ka këtyre ditëve. I ka ra “zhetoni” ma n’fund po m’duket!
E a është për me i besue që e ka seriozisht vlerësojeni vet. Qe 20 vjet është në “dërrasat e teatrit” të politikës me votën tonë dhe kjo ishte kohë e stërmjaftueshme për me e pa sa din e sa don me e “lujtë lojën” për (pa)kënaqësinë tonë.
Bëra pak lojë fjalësh!
Duhet secili prej nesh të ruhemi vet se s’na ruan kush. Aq më pak kryetari. Nuk na ruan sepse ky me jaranat e tij vet “na e kanë pi duhanin tinza” prej fillimi!.
Por, nuk është ai(ata) fajtori.
Ne jemi. Sepse ne ishim punëdhënësi gjatë gjithë kohës.