UBT

Mustafa: Ta madhërojmë ditën e flamurit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Delegacioni i Kuvendit Komunal së bashku me veteranët e luftës, partitë politike, shoqata e asociacione tjera kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve për nder të ditës së flamurit. Mesazhi i Qemajl Mustafës për këtë ditë ishte që të madhërohet dhe të nderohet me pietet sepse falë këtyre dëshmorëve sot Kosova e Gjilani frymon lirshëm.

Qemajl Mustafa i shoqëruar nga Izmi Zeka , shoqata e parti politike kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve për të nderuar e përkujtuar ditën e flamurit, ditë kjo kur shumë shqiptarë kudo që ndodhen kanë përjetuar momente të rënda, janë arrestuar e vrarë vetëm pse deshën që flamuri të valojë lirshëm në trojet shqiptare, raporton rajonipress.

Qemajl Mustafa pasi ka vendosur lule mbi varrezat e dëshmorëve dhe pasiqë ka takuar familjarët e dëshmorëve tha se sot ai ka emocione që ndodhet tek varrezat e dëshmorëve. ”Kur dal këtu e ndiej vetën shumë të vogël karshi këtyre burrave që dhanë më të shtrenjtën jetë. Ne kemi obligim që ta madhërojmë këtë ditë duke i nderuar e përkujtuar të gjithë ato gjenerata e breza që dhanë gjithçka për të valuar flamuri i lirë” tha Mustafa.

Uji Dea

Edhe Ahmet Daku i cili shoqërohej nga Ilir Tahiri nga shoqata e veteranëve të luftës tha se kjo ditë është e madhe dhe e shënuar për shokët e tij. ”Ndihem vërtet krenar që tani jam në mesin e shokëve dhe të idealeve tona” tha Daku.

Naser Ibrahimi nga familjet e dëshmorëve tha se kjo ditë sa i jep emocione e pikëllim, megjithatë i jep edhe kurajë dhe vullnet që amaneti i dëshmorëve po jetësohet.”Sot jemi të lirë, sot festojmë bashkë dhe ky ishte misioni i vëllezërve tanë, i burrave dhe i ushtarakëve shqiptarë që dhanë jetën e tyre për të ardh deri tek kjo ditë” tha Ibrahimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.