ARKATANA

Mustafa: Ta heqim njollën e korrupsionit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga bartësit e institucioneve që të eliminojnë dhe preventojnë çdo formë të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë pjesëmarrjes në konferencën për orientimet strategjike për vetëqeverisje lokale, ka shprehur bindjen se Kosova është njollosur në këtë drejtim, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës:

“Gjatë pjesëmarrjes së sotme në konferencën për orientimet strategjike për vetëqeverisje lokale, kërkova nga bartësit e institucioneve që të eliminojmë dhe preventojmë çdo formë të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Mobi Casa

Shpreh bindjen se Kosova është stigmatizuar ose thënë shqip, është njollosur në këtë drejtim. Prandaj, të gjithë duhet të punojmë ta heqim këtë njollë nga ne, të krijojmë kushte që çdo zyrtar të bëjë punën e vet në harmoni me ligjin, që shërbimet dhe investimet që i kryejmë për qytetarët të mos bartin koston e korrupsionit, ta rrisin besimin e çdo qytetari në pushtetin lokal dhe atë qendror.

Ne kemi për obligim të ndikojmë që ta ndryshojmë edhe kulturën shtetërore, kulturën e dyshimit në bartësit e pushtetit, ta transformojmë në kulturë të besimit, por edhe të kërkimit të përgjegjësisë.

Unë jam i bindur se ne mundemi që bashkërisht ta arrijmë këtë!”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.