FITORJA

Mustafa: Ta dijë Thaçi, Lugina do vetëm bashkim me Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, nuk është zgjidhje ndonjë asociacion i komunave shqiptare sipas modelit të komunave serbe në Kosovë. Ky është qëndrimi i prerë i kryetarit të Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, pas deklarimit të zv/kryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili ka theksuar se liderët shqiptarë duhet që të përpilojnë propozime konkrete për krijimin e ndonjë asociacioni të komunave, e që më pas kjo platformë të paraqitet si kërkesë ndaj palës serbe gjatë bisedimeve në Bruksel.

Në një prononcim për Telegrafin, Mustafa ka deklaruar se nuk do të lodhen që të bëjnë projekte të tjera, për shkak se mbrojnë fuqimisht plebishitin për bashkimin me Kosovën gjatë referendumit në vitin 1992, e cila u materializua edhe gjatë luftës së UÇPMB-së.

“Edhe kryeministri Hashim Thaçi edhe zv/kryeministri Hajredin Kuçi duhet ta kenë që qartë se nuk ka zgjidhje tjetër. T’u kërkosh shqiptarëve të Luginës së Preshevës diçka tjerët përveç bashkimit me Kosovën, është sikur kosovarëve t’u kërkohet heqja dorë nga pavarësia”, ka thënë Mustafa.

UBT

Kreu i Preshevës ka vlerësuar se liderët e Kosovës duhet që të mos përdorin thashetheme të tilla për të përfituar politikisht.

Ndërkohë, zv/kryeministri Kuçi ka arsyetuar faktin e mospërfshirjen e Luginës së Preshevës në tryezën e bisedimeve në Bruksel, duke thënë se këtë nuk mund ta bëjnë në rast se mungojnë iniciativat konkrete nga ana e shqiptarëve të kësaj pjese. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.