Fundamenti

Mustafa: S’mund të ndërtojmë të ardhme pa u marrë me të kaluarën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk mund të ndërtojnë një të ardhme bashkë nëse nuk merren dhe nuk e qartësojnë të kaluarën historike.

Këto fjalë ai i ka thënë gjatë forumit për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtimin të iniciuar nga Presidenti Hashim Thaçi, ku ndër të tjerash ka shtuar se duhet ndëshkuar ata që kanë bërë krime.

“Krimet e luftës s’do të harrohen dhe natyrisht se do të merremi me to. Duke u ballafaquar guximshëm me të kaluarën tonë ne fitojmë besimin dhe forcojmë shpresën e qytetarëve tanë për të ndërtuar të ardhme të sigurt. E kaluara nuk mund të na pengojë në ndërtimin e së ardhmes, nëse ndjekim dhe ndëshkojmë ata që kanë bërë krime”, ka deklaruar Mustafa.

Uji Dea

Kreu i Qeverisë ka shtuar se e ardhmja e dy vendeve pavarësisht asaj që ka ndodhur në të kaluarën, s’duhet të mbetet peng i historisë.

“Duhet të merremi me të kaluarën por pa frikë se e dëmtojmë të sotmen. Kemi një memorie historike dhe individuale për të gjitha ato që kemi kapërcyer në të kaluarën, por nuk dëshirojmë të bëhemi peng i kësaj të kaluare. Por këtë mund ta tejkalojmë vetëm duke zbardhur fatin e të pagjeturve, zbardhen vrasjet dhe dhunimet që kanë ndodhur gjatë luftës”.

“E gjithë kjo do të ndihmojë që ta qartësojmë një të ardhme të përbashkët”, është shprehur Kryeministri./Kk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.