Uji Dea

Mustafa: S’ka luftë me Malin e Zi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rrustem Mustafa gjatë një interviste për “Zërin” thotë se askush nuk duhet të frikohet për një luftë të mundshme me Malin e Zi, duke i quajtur deklaratat e Albin Kurtit nxitëse dhe jostabilizuese për vendin.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit dhe njëri nga udhëheqësit e PDK-së, Rrustem Mustafa, pranon se populli i Kosovës është i gatshëm të nisë luftën për territor, por, siç thotë ai, një gjë e tillë nuk do të ndodhë me Malin e Zi.

Kjo, pasi që, sipas tij, mekanizmat kredibilë shtetërorë të vendit e kanë faktuar se nuk humbet territor me Marrëveshjen e Demarkacionit. Këto komente Mustafa i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se askush nuk duhet frikuar se jemi afër luftës.

ARKATANA

“Nuk e shoh të arsyeshme të komentoj deklaratat nxitëse dhe jostabilizuese për vendin tonë. Nuk duhet të kemi drojë, nuk duhet të kemi frikë se jemi afër luftës. Tek e fundit ne kemi interesa afatgjata me fqinjët, në veçanti me Malin e Zi”, është shprehur Mustafa.

Ish-deputeti i PDK-së gjatë kësaj interviste për “Zërin” shprehet i zhgënjyer me punën dyvjeçare të koalicionit qeverisës PDK-LDK. Thotë se nuk i përmbushi pritjet e tij, ani pse ishte më i zëshmi për një koalicion të tillë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.