RCCOLA

Mustafa: S’jap dorëheqje, sepse jam në rrugë të drejtë

/ 1 minutë lexim

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk ka arsye të japë dorëheqje pasi është në rrugë të drejtë dhe duke respektuar ligjin.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se të japësh dorëheqje në këtë rrugë është braktisje, lënie në baltë e besimit të qytetarëve.

Mobi Casa

Kreu i ekzekutivit ka vlerësuar se Qeveria aktuale ka legjitimitet dhe e ka përkrahjen e duhur ndërkombëtare për ta vazhduar punën për të cilin e ka marrë besimin e qytetarëve. /Telegrafi/