Mobi Casa

Mustafa: Sindromi i sjelljes së LDK në Gjilan s’është befasi, përkundrazi, është “Deja Vu” dhe është fatkeqësi

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ju, udhëheqësit e LDK në Gjilan, qenkeni befasue sot paksa me tollovitë e krijuara në rrugë e në markete të qytetit? Allahile a hala nuk po e njihni veten a? Përnime kurrë s`keni qenë të zotët me u sfidue me situata të rënda e aq më pak edhe emergjente. Juve, kreun e LDK në Gjilan, këto gjendje përherë dhe gjithherë ju “befasojnë”, ju gjejnë “gafil” diqysh dhe përherë ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotw i Qemajl Mustafws

Ju gjejnë në befasi sepse jeni të zotët me qenë neglizhent, jeni të zotët me keqpërdorë, jeni të zotët me heshtë, me u zvarritë, me e luajt rolin e viktimës dhe kur flisni jeni të zotët me llomotitë po kurrë me thanë diçka përnime, kurrë me përmbajtje e aq më pak keni qenë të qartë e me dobi për publikun e komunës që e udhëhiqni.
A të ikim mbas nëpër kohë?
A ju kujtohet…
1.
A po ju kujtohet tërmeti i vitit 2002?
Jeni kanë ba gaz me ato një milion eurot e qeverisë. Jo që nuk dini, po ju nuk doni me i bë punët me marifet. Nuk i bëni me marifet sepse edhe me vjedhë e me i trashë xhepat tuaj edhe me i shërbye ndershëm qytetarit hallexhi janë dy sende që nuk rrijnë kurrë bashkë. Janë të ndryshme sa atributi “hajn” dhe “agë”. A keni degjue që dikë e ndonjëherë e kanë thirrë me “aga hajn”? Jo kurrë. Ose je hajn, ose je agë, po dyat bashkë, assesi dhe kurrë.
2.
A mos po ju kujtohen edhe ngjarjet e kobshme të vitit 2004?
Rrafsh si struci e keni pas futë kryet “në zallë” dhe askush nuk e pa asnjërin prej jush në qytet. Nuk e kishit guximin gjatë gjithë asaj dite të gjatë e të rëndë me dalë në popull sepse e dinit fajin tuaj. E dinit që e kishit vjedhë pas tërmeti, e kishit vjedhë me tendera… e dinit që e kishit mashtue. Dhe mirë që nuk keni dalë atë ditë sepse ndonjëri prej jush do ta pësonte keq nga ky popull që din me qenë i urtë e i durueshëm por edhe skajshëm i rrëmbyeshëm e i rreptë kur politika e tepron me të.

Ishte opozita ajo që ju shpëtoi fytyrën atëherë. Në rrugë e me popull gjatë gjithë ditës isha unë, ishte Ismajl Kurteshi, ishte Fadil Gashi dhe aktivistë të tjerë.
Ju jeni të tillë. Përherë jeni të tillë dhe as nuk mësoni as nuk ndryshoni.
3.
A ju kujtohen dëmet e breshëritë të Majit 2009 nē Gjilan?
Sigurisht që po. E, këtu ndryshuan gjërat shumë. Ndryshuan sepse në qeverisje me komunën ishte një moral krejtë tjetër politik e publik. Ishte PDK ajo që e qeveriste komunën me një dallim të madh me logjikën e LDK. Ne e qeverisëm komunën me qytetarët dhe vetëm për interesat e qytetarëve. Assesi ndryshe.

Evidentuam mijëra familje dhe aktivitete ekonomike të dëmtuara në komunë dhe drejtë e profesionalisht e vlerësuam dëmin për kohë rekorde. Po aq mjete, sa edhe për sanimin e dëmeve të tërmetit (një milion euro) ju ndamë meritueshëm të dëmtuarve. S’pati reagime e ankesa sepse punën e bëmë pa hile, e bëmë me nder, e bëmë me plotë shpirt e përkushtim.
4.
E kjo që po ndodhë sot me tollovitë gjatë Covid19?
Është gjë e natyrshme përderisa ju qeverisni me komunën, përderisa një kryetar si ky që e ka Gjilani i then vendimet e shtetit dhe bën qef me shumë njerëz në hapësira publike të ndaluara përgjatë pandemisë aq kërcënuese e aq frikësuese për qytetarët e komunës.
Tollovia në rrugë, markete e kudo tjetër ju paska befasue sot?
Kthehuni e shihene veten në vitin 2002, nē vitin 2004 dhe gjatë gjithë atyre viteve sa e qeverisët komunën (fatkeqësisht).

Eco Higjiena

Kjo që po ju ndodhë Juve si qeverisje përherë e plogështe e keqpërdoruese, është pasojë e mungesës së koordinimit dhe informimit të qartë të qytetarëve pikërisht nga Ju. Është si pasojë e mungesës së skajshme të vullnetit për ta bërë mirë.

Mua, kjo gjendje s’më befasoi aspak përderisa LDK dhe profili i juaj udhëheqë me komunën.

Është sjellje e traditës tuaj. Sjellje me dualitet. A jeni për ndalesën që e bëri Qeveria apo për thirrjen që e bëri Presidenti? Sqarojani së pari veti këto qëndrime të kundërta. Edhepse kryetari Haziri po fshihet diku në izolim (tregoni popullit, vallë pse?), ai po paraqitet çdo ditë e çdo mbrëmje ne media. Pyeteni për cilin variant është ai dhe le ta angazhojë (bashkë me ju shtabin e emergjencës) edhe mikun e tij të përhershëm, kryepolicin e Gjilanit për me i udhëzue qytetarët, për me ju ndihmue, me folë prajshëm me ta dhe me vendos rend në këtë qytet që dikur ishte i yni, ishte i të gjithëve, ishte me rend e me kulturë dhe ishte i bukur.

Ardhja e juaj, pra, e LDK-së, ne krye të kësaj komune e la atë gati si shpi pa zot. Shpresojmë që keni me e marrë “shpërblimin” e merituar por gjithsesi të vonuar ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/