Uji Dea

Mustafa s’i rishikon vendimet e Thaçit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Analistët politikë vlerësojnë se LDK do ta ketë të pamundur që t’i rishikojë vendimet e marra nga qeveria e kaluar në kohën sa ishte në detyrë. Njohës të rrethanave politike konsiderojnë se ata njëzë të cilëve u ka vazhduar kontratat ose janë punësuar në shërbime diplomatike, institucione te tjera qeveritare gjatë ngërçit politikë, do të mund ta vazhdojnë punën pa problem.

Zotimi pesëmujor i LDK-së për rishikimin e të gjitha vendimeve nga ana e qeverisë në detyrë, po mbetet fjalë në letër. Përmbushjen e këtij premtimi po ia pamundëson pikërisht partneri i saj në Qeveri, PDK-ja. Kjo e fundit u akuza rëndë nga partia e Isa Mustafës se kishte bërë punësime të militanteve të kësaj partie dhe kishte bërë nënshkrim të kontratave të dëmshme për buxhetin e vendit.

Kësisoj, bashkëqeverisja mes PDK-së dhe LDK-së ka ndikuar që kjo e fundit të mos i përmbahet premtimit të dhënë. Madje, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se këtë pyetje duhet shtruar Qeverisë e jo atij.

Uji Dea

Ai ka thënë se është pjesë e LDK-së, por nuk është pjesë e Qeverisë duke mos dashur të përgjigjet nëse LDK do të insistojë në rishikimin e vendimeve.

E para koalicionit, nënkryetarët e LDK-së nuk e kishin problem të deklaroheshin e të zotoheshin për rishikim të vendimeve të Qeverisë. Pas kësaj, gazeta ka provuar të marrë qëndrim nga ministra të LDK-së, për këtë çështje, por kontakti me ta ka qenë i pamundur/

Imer Mushkolaj nuk pret që LDK ta realizojë premtimin që e ka dhënë, kjo për faktin se tani është në koalicion me PDK’në, dhe sipas tij do të ishte utopike që ajo të ndërmarrë një hapë të tillë. Ai beson që pikërisht çështja e këtyre vendimeve mund të te ketë qenë pjesë e diskutimit për krijimin e koalicionit qeverisës./Tribuna/.