UBT

Mustafa: S’i besojë LDK-së e as Hazirit që s’e kanë pa draftin e Asociacionit, çdo plotësim të dërgohet në Kushtetuese

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri Isa Mustafa, beson që partitë opozitare e kanë parë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dokument ky i prezantuar në takimin me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, raporton Ekonomia Online.Ish-kreu i LDK-së u shpreh i bindur se nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri e ka konsultuar draftin sikurse edhe të gjithë krerët e opozitës që ishin në takim, duke shtuar se përfaqësuesi i BE-së nuk ka pasur arsyeje që dikujt të ia prezantojë dokumentin e dikujt jo.

Sipas tij, çdo ndryshim e plotësim i bërë sa i përket draftit të Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.“Marrëveshje personale nuk ka, ka nënshkrim personal sepse marrëveshja e viti 2015 është ajo që siguron që statuti i Asociacionit duhet t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe e mira e asaj marrëveshje është që një gjë të tillë e ka pranuar Serbia, ka pranuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, vlerësimi i statutit jo vetëm në fazën e prurjes së tij, por edhe në të gjitha ndryshimet dhe plotësimeve ato duhet të i nënshtrohen të njëjtës procedurë dhe është një e arritur mjaftë e madhe që duhet ta shfrytëzojë edhe Qeveria edhe Kurti por jo vetëm të shfrytëzoj që të mbulohet me Gjykatën Kushtetuese por që të i bëjnë të gjitha përpjekjet që statuti që shkon në Gjykatën Kushtetuese të jetë plotësisht në harmoni me Kushtetutën”.“Draftin nuk e kam parë dhe është keq që nuk është parë ai draft jo nga unë por duhet ta shohin deputetët dhe partitë opozitare edhe pse nuk besoj që ato nuk e kanë parë edhe pse po thonë që nuk e kemi parë sepse po duan të mbulohen të cilat po potencojnë që nuk e kanë parë sepse duan që të mbulohen për shkak të përgjegjësisë që e kanë sepse nuk mundet një parti opozitare me e pa statutin edhe ne bisedë me Lajçakun e dy përfaqësues të tjerë mos e me pa në të njëjtën sallë sepse Lajçaku nuk e ka zgjedhur dikujt të ia jap e dikujt tjetër jo por është një përgjegjësi, nuk i besoj as Hazirit as përfaqësuesve të LDK që nuk e kanë parë”.

Uji Dea

“Asociacioni është një bashkësi sepse ashtu është definuar në fillim, ajo do të jetë i njëjti brum i cila është paraparë në marrëveshjen e 2013 sepse aty është paraparë çfarë është Asociacioni edhe cilat do jenë elementet themelore të tij që janë të përkufizuara në pikën 4 të marrëveshjes së parë e që është një vështrim serbët e kanë quajtur mbikëqyrje në fushën e arsimit të shëndetësisë mbi fushën e zhvillimit ekonomik lokal dhe fushën e zhvillimit urban sepse aty janë dhënë vetëm parimet por çfarë do të përpunohet varet nga statuti tani i cili është akt juridik sepse akte juridike nuk ka qenë as marrëveshja e parë as marrëveshja e vitit 2015 ato kanë qenë akte të ndërmjetme të vetzbatueshme ato nuk kanë prodhuar efekte juridike sepse efekte juridike tani prodhojmë vetëm në statute sepse ai duhet të aprovohet nga Qeveria dhe do t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese në shqyrtim dhe duhet pastaj të zbatohet mbi bazën e asaj çfarë thotë Gjykata Kushtetuese”.

“Urojë që të jetë një Asociacion më të mirë dhe të dal në një zgjidhje që të na përgjigje neve mirëpo dyshoj që do jetë ndonjë zgjidhje e mirë më pikën 7 të Marrëveshjes së Ohrit sepse në këtë pikë parashihet vete menaxhim i serbëve në Kosovë që nuk parashihte as në marrëveshjen e parë e as në dokumentin e 2015 vete menaxhimi është më e gjerë sesa që ka qenë marrëveshja për Asociacion mirëpo nëse Kurti ka mundur që atë ta kornizojë në suaza Kushtetuese do t’i gëzohesha asaj sepse është në pyetje interesi i Kosovës, 10 vite jemi dëmtuar sepse do ishim larg tani do ishim përpara në proces integrimeve do ta kishim para 4-5 viteve të përfunduar procesin e liberalizimit do duhej dikush të kishte përgjegjësi mirëpo ne vend të përgjegjësisë ata që e kanë penguar atë kanë marr vota, mirëpo tashmë edhe asociacioni është edhe masat e BE-së janë edhe vërejtjet e raport progresit nuk është asgjë mirë, por shpresojë që të rregullohen”.“Me politika populliste nuk kanë arritur të përfitojë askush kanë përfituar individët pastaj kanë humbur mbi këtë bazë, por jo qytetarët dhe urojë që të vetëdisohemi dhe të fillojmë të punojmë të përqendrohemi në çështje që u cekën edhe këtu sepse janë jetike si zhvillimi ekonomik, integrimet evropiane si edhe përmbyllja e procesit të një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, çështje jetike sepse po mbesim pezull”.