FITORJA

Mustafa: Shqipëria po e forcon identitetin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u dëshiroi mirëseardhje vëllazërore kabinetit të Shqipërisë, duke thënë se Kosova është shtëpia e tyre dhe duke shprehur dëshirën që takimet e tilla të jenë më të shpeshta.

Ai ka theksuar se takimi i sotëm është dëshmi se shtetet shqiptare po bëhen pjesë e një koncepti universal dhe euroatlantik.
“Jemi të vetëdijshëm për avantazhet po aq sa jemi të vetëdijshëm se ato do t’i shfrytëzojnë për të mirë të qytetarëve. Thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve është në interes të qytetarëve. Ky është rast i mirë të falënderoj qeverinë, kryeministrin, institucionet dhe qytetarët për mbështetjen vëllazërore që kemi pasur nga ju gjatë të gjitha proceseve që kemi kaluar’, ka thënë Mustafa.

Eco Higjiena

Ai ka shtuar se Shqipëria po forcon identitetin e Kosovës dhe se dy qeveritë kanë përgjegjësi të përkujdesen për fatin e shqiptarëve edhe jashtë vendit.

“Kemi nënshkruar MSA, u pranuam në UEFA e FIFA, morëm rekomandim pozitiv për viza, dhe jemi të vetëdijshëm se këto të arritura janë edhe meritë e shtetit mik shqiptar. Kemi bërë progres mbi implementimn e marrëveshjeve të nënshkruara në Prizren e Tiranë”, ka thënë tutje Mustafa./Indeksonline

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.