United Hospital

Mustafa: Shpendi po mashtron, VV e PDK bashkë kundër LDK-së

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa i është përgjigjur akuzave të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, pasi ky u fundit ka thënë se LDK e PDK janë bërë bashkë kundër Vetëvendosjes. Por Mustafa përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo është një gënjeshtër publike dhe e pa kripë.

Ish- kryeministri Mustafa thekson se Ahmeti i kapur nga panika përballë medieve dhe qytetarëve për mospërmbushjen e asnjë premtimi, dhe mosrealizimin e asnjë projekti, ai ka lansuar armën e tij të vetme, propagandën dhe mashtrimin.

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Akuza e Shpendit se LDK dhe PDK janë bërë bashkë kundër VV është gënjeshtër publike dhe pa kripë.

Vetëvendosje me PDK-në kanë histori bashkëpunimi kundër LDK-së. Kemi dhjetëra fakte, ndërsa po i përmendi dy.

United Hospital

1. Në vitin 2013 Shpendi shkoj në balotazh me 9,300 vota më pak. Vetëvendosja bëri koalicion të fshehur dhe i bashkoi votat me PDK dhe e përmbysën rezultatin.

2. Në vitin 2017, Vetëvendosje u bashkua me PDK-në, Lista Serbe, AAK dhe gjithë të tjerët; u bënë bashkë dhe e rrezuan qeverinë e drejtuar nga LDK. Ata nuk duronin sukseset tona, 2 miliard buxhet, rritje ekonomike mbi 4%, çkapje të Doganave dhe ATK që i sollën buxhetit 400 milionë më shumë të hyra, 40 mijë vende të reja pune të regjistruara në Trustin e Kursimeve Pensionale, hapjen dhe luftimin e aferave të pasaportave, ZMobile, Axoc etj.

Me gënjeshtra publike nuk mbulohet e vërteta. I kapur nga panika përballë mediave dhe qytetarëve për mospërmbushjen e asnjë premtimi, dhe mosrealizimin e asnjë projekti, Shpendi ka lansuar armën e tij të vetme, propagandën dhe mashtrimin.

Besoj në kulturën politike të qytetarëve të Prishtinës. Ata nuk e vlerësojnë fjalamaninë por shikojnë mungesën e projekteve konkrete në kryeqytet. Shpendi do të mbahet mend edhe për diçka, është kryetari i parë i Prishtinë që ka diskriminuar banorët dhe kuadrot e qytetit të tij në punësim për të kënaqur apetitet e Vetëvendosjes, duke paguar 2 milionë euro në vit pagat e tyre me kontrata të paligjshme.

Koha kur kuadrot e Prishtinës diskriminohen do të marrë fund më 22 tetor me fitoren e Arban Abrashit në Prishtinë dhe kandidatëve tonë në shumicën e komunave. I.M.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.