Mustafa: SHBA përgëzon Kosovën për Specialen
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Isa Mustafa, i tha kabinetit të tij se dje ka pasur një bisedë telefonike me ndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee, i cili ka shprehur mirënjohjen për Kuvendin dhe Qeverinë për miratimin e Gjykatës Speciale.
Mustafa tha se ka marrë garanci nga Yee se SHBA do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në integrimin euroatlantik, të ndërtimit të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. /Telegrafi/


