Eko Higjiena

Mustafa: Serbia ka obligime e borxhe për ‘Trepçën’ dhe zero pronësi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka thënë se Serbia duhet të paguajë për dëmet dhe abuzimet me ndërmarrjen “Trepça”.

Mustafa ka thënë se qeveria serbe po mundohet të shesë mjegull mbi gjoja hisen e saj në pronësinë e “Trepçës”.

“Të vetmin argument që ata e përdorin është një fond fantom që e kishte krijuar regjimi i Millosevic –it si një formë e okupimit të Trepçës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Ky Ligj dhe shumë të tjerë janë shpallur diskriminues dhe janë anuluar nga administrata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe nga organet sovrane të Kosovës, ka thënë Mustafa, transmeton Gazeta Express.

Uji Dea

“Gjithçka që është investuar në Trepçë janë resurse dhe pronë e Kosovës. Kërkesat e arsyeshme të kreditorëve adresohen me Ligje të Kosovës. E vërteta është se Serbia duhet të paguaj dëmet që ka bërë gjatë okupimit të Trepçës në vitet 90’ , kur i ka përdorë e keqpërdorë asetet e saj por nuk ka paguar obligimet e Trepçës për kredi , ndaj Qeverisë serbe do ti dërgohet faturë jo e vogël për këtë”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social.

Mustafa ka thënë se Serbia ka obligime e borxhe për Trepçën dhe zero pronësi.

“Ligji trajton me përgjegjësi dhe në barazi të plotë edhe mijnjerat e flotacionet që gjendën në pjesët e Kosovës ku janë qytetarët tanë të komunitetit serb, pa privilegje por në mënyrë korrekte. Ata do të dëgjohen dhe konsiderohen me kujdes edhe lidhur me propozimet dhe kërkesat e tyre të arsyeshme. Pra trajtimi i Trepçës në Kuvend dhe me këtë Ligj është në rrugë të mirë dhe perspektive reale. Kjo edhe mund ta pengojë vetëm eksponentë rigjid të qarqeve përreth Qeverisë Serbe”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.