Eko Higjiena

Mustafa: Serbët e veriut do të përfshihen në procesin e privatizimit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas përfundimit të këtij raundi të bisedimeve në Bruksel, ka thënë se përfaqësuesit serbë nga veriu i Kosovës do të jenë të përfshirë në procesin e privatizimit.

“Është dëshirë e tyre dhe këtë duhet t’ua mundësojmë, por duke respektuar plotësisht ligjet e Kosovës”, ka thënë Mustafa, raportojnë mediat e Serbisë.

Ai ka theksuar se grupet punuese në ditët në vijim do të bisedojnë në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, kryeministri serb, Vuçiq, ka thënë se përparim konkret është arritur vetëm në hapjen e pikave të reja kufitare.

“Një pikë e tillë do të jetë përmes Rashkës, ndërsa tjera në komunën e Medvegjës”, ka sqaruar Vuçiq, duke shtuar se hapja e njërës pikë ka qenë kërkesë e palës serbe, ndërsa tjera e palës kosovare.

—————————————————————————-

Takimi përfundoi pa marrëveshje, dialogu vazhdon (Foto)

(E plotësuar) 23 : 45 – Takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje. Mustafa dhe Vuçiq janë pajtuar për hapat konkretë që do të merren në periudhën deri në takimin e ardhshëm të dialogut.

Mobi Casa

Në takim, siç ka njoftuar përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, është diskutuar për disa çështje që ende janë të pazgjidhura mes dy vendeve.

“Udhëhoqa një takim të ri të dialogut të nivelit të lartë të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës me kryeministrin Aleksander Vuçiq dhe me kryeministrin Isa Mustafa sot në Bruksel”, tha Mogherini.

“Në takim, dy palët rishikuan progresin e përgjithshëm të implementimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, në veçanti implementimin e Marrëveshjes së Drejtësisë dhe fillimin e zbatimit të marrëveshjeve për Mbrojtjen Civile”.

“Dy palët shkëmbyen qëndrimet e tyre mbi implementimin e çështjeve kryesore pazgjidhura: energjinë, telekomin dhe themelimin e Asociacionit të Komunave. Në këtë pikë, ata u pajtuan për hapat konkretë që do të merren në periudhën deri në takimin e ardhshëm të dialogut”, ka thënë Mogherini në komunikatën e saj të lëshuar pas përfundimit të takimit.

Ndërkohë takimi i ardhshëm mes dy kryeministrave pritet të mbahet në muajin maj. /Telegrafi/
——————————————————————-

Përfundoi takimi Mustafa – Vuçiq në Bruksel

Ka përfunduar takimi në Bruksel në mes të Kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE për Politikë të Jashtme e Siguri, Maja Kocijancic, ka njoftuar nëpërmjet Twitter se detajet e takimit do të publikohen së shpejti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.